Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mos bëj veprime se të vrava”, si u grabit i riu në mes të Tiranës, njëri u hoq si polic: Jam i antidrogës…

Shkruar nga Newsbomb
“Mos bëj veprime se të vrava”, si u grabit i riu në

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit, të cilët nën kërcënimin e armës i vodhën një të riu një shumë parash dhe biçikletën.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Sebastjan Ogiçin dhe Ruzhdi Thomasin, ndërsa dy të tjerë jan ende në kërkim.

Peroni që ra pre e kësaj grabitje ka treguar se kur ka dalë nga puna Sebastjan Ogiçi bashkë me një tjetër e kanë kërcënuar me armë.

“Sebastjan Ogiçi më kërkoi paratë dhe më tha që është i antidrogë, shkojmë te zyra. Nën kërcënimin e armës po më çonin drejt zyrës pasi nuk i vunë re lekët që kisha në çantë  Sebastjan Ogiçi më tha të mos bëj veprime se do të më vriste. Afër zyrës munda të iki, por Ogiçi bashkë me 3 të tjerë më dolën para dhe më morën çantën”, ka thënë ai.

Sebastian Ogici dhe Ruzhdi Thano së bashku me dy të rinjtë të shpallur në kërkim i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.

Gjatë operacionit është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu