Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
2.1kmh
75 %
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
18 °
Enj
15 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Mos bëj koalicion me LSI”, Kryemadhi : Rama ia lypi 7 herë nga dje deri sot, sa më thonë mua mos bëj koalicion me Bashën…

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Mos bëj koalicion me LSI-në se të ka sharë”, kështu iu drejtua Lulzim Bashës një qytetar disa ditë më parë gjatë një takimi elektoral në Tiranë.

Gazetari Sokol Balla, i cili e ka patur të ftuar në studion e emisionit të tij kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, nuk e ka lënë pa ngacmuar, duke i transmetuar këtë deklaratë. “Nuk më duket lapsus, se nuk ishte live, ishte e regjistruar dhe mund ta kishin hequr atë pjesë”, i tha Balla-Kryemadhit.

Por kryetarja e LSI-së ka zgjedhur t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë: “E di sa më thonë mua mos bëj koalicion me zotin Basha?” tha Kryemadhi.

“Edhe mua më thonë jo po kështu jo po ashtu, ti shiko ke një kryeministër që 7 herë ia ka lypur Lulzim Bashës nga dje deri sot. Unë nuk e lexoj kështu mesazhin e Bashës. E di sa ka që më thonë mua do votoj LSI por mos bëj koalicion me zotin Basha? Dhe unë i them voto numrin 9, është marrëdhënia që kemi me qytetarin. Nëse ky zotëria s’do që PD të bëjë mandate me LSI, të punojë mëngjes, drekë, darkë që t’i marrë 100 mandate vetë”, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img