Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Mortajat kineze që ju dhuruan Shqipërisë bien në duart e ukrainasve, po përdoren për të luftuar me rusët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Artileri kineze po përdoret nga forcat e Ukrainës në luftën që vazhdon kundër Rusisë. Megjithatë, këto armë nuk janë sjellë nga Kina – ato vijnë nga Shqipëria, shkruan media online theepochtimes.com.

Kjo sjell në vëmendje historinë ndërmjet Partisë Komuniste shqiptare dhe partisë komuniste kineze gjatë luftës së ftohtë, që shumë e kanë harruar.

Në 17 shtator, Ukraine Weapons Tracker (UWT) një llogari në twitter që gjurmon zhvillimet në luftën Ukrainë – Rusi, postoi një video me armatimet e lëna pas nga ushtria ruse, duke përfshirë disa hedhëse bombash kineze tipi 63 60 mm, që janë kapur nga ushtarët ukrainas. Kjo video tregon që kutitë e armatimeve kanë shkronja kineze të vendosura mbi to.

UWT shkruan se këto pajisje luftarake në video janë prodhuar në 1975. Megjithatë, ushtria ruse nuk përdor hedhëse bombash të kalibrit 60 mm në fushë, kështu ato nuk kanë ardhur nga Kina por ndoshta ato janë kapur nga ushtria ruse nga ukrainasit dhe më vonë Ukrainasit i kanë gjetur pasi rusët janë tërhequr.

UWT dyshon se këto vijnë nga ushtria shqiptare si ndihmë për Ukrainën, që ka filluar që në mars. Detaje të kësaj ndihme nuk janë bërë asnjëherë publike.

Nga mesi i viteve 1950 deri në fund të viteve 1970, marrëdhëniet ndërmjet partive komuniste të Kinës dhe Shqipërisë kanë qenë të ngushta. Në 1953 pas vdekjes së Stalinit, pasuesi i tij Nikita Hrushov filloi fushatën e destalinizimit dhe kishte shumë mosmarrëveshje ideologjike me Partinë Komuniste Kineze që e denoncoi Hrushovin si “revizionist”. Pas kësaj, Partia Komuniste shqiptare që mbështeste modelin stalinist dhe Partia Komuniste Kineze u lidhën bashkë ideologjikisht dhe strategjikisht.

Sipas kujtimeve të gazetarit Hongqi Wang të medias shtetërore kineze Xinhua News, Partia Komuniste Kineze parashikoi 75 hua për Partinë Komuniste Shqiptare nga 1954 deri në 1978 që arriti në një shumë prej 1.4 bilionë dollarë, nga të cilat më shumë se 43 përqind ishin ndihmë në municione luftarake. Gazetari shpjegon se partia Komuniste Kineze asistoi shqiptarët në 142 projekte në të cilat 91 u përmbushën plotësisht duke përfshirë sektorët industrial.

Xiong Geng, që ka shërbyer si ambasador kinez në Shqipëri ka thënë në kujtimet e tij se ai ka qenë veçanërisht i shqetësuar për ndihmën në Shqipëri. Që nga 1954, shpjegon ai, kinezët dhanë gati 9 bilionë juaj në ndihmë ekonomike dhe ushtarake për Shqipërinë. E rregulluar me inflacionin sot, kjo ishte ekuivalente me 900 bilion juaj apo 126.26 billion dollarë në ditët e sotme. Shqipëria me një popullsi 2 milionë banorë në atë kohë ka marrë më shumë se 560$ për person në ndihmë.

Megjithatë në vitet 1979 dy partitë komuniste u prishën, pasi kinezët morën iniciativën për tu afruar me SHBA. Në 1978 pas 18 vitesh marrëdhënie miqësore, komunistët e përfunduan ndihmën ekonomike për Shqipërinë nën lidershipin e diktatorit të ri Deng Xiaoping.

Pas kolapsit të komunizmit dhe rënies së Perdes së Hekurt në Evropën Lindore, Shqipëria doli nga sistemi komunist dhe u demokratizua. U fut në NATO në 2009 dhe filloi modernizmin e ushtrisë me vendet perëndimore. Kjo tregon pse armatimi i vjetër nga Unioni Sovjetik Dhe Kina nuk u përdorën më dhe më tej iu dhuruan Ukrainasve gjatë invazionit të 2022.

Më shumë




spot_img








spot_img