Që në orët e para të mëngjesit qytetarët e Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë në këtë të dielë për të festuar Krishtlindjet.
Si në çdo festë tjetër, edhe për festat e fundvitit, Shqipëria është zgjedhja e parë dhe destinacioni i preferuar i qytetarëve të Kosovës.
Në pikën doganore të Morinës, siç duket dhe nga pamjet, radhët vazhdojnë të jenë kilometrike. Përgjatë rrugës Morinë-Kukës ka pasur një trafik të shtuar.
Qytetaret e Kosoves ne piken kufitare "Morine"
Në të gjitha pikat kufitare në vend si dhe në portin e Vlorës dhe Durrësit ka pasur radhë dhe fluks të emigrantëve si dhe turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë këtë fundvit.
Sondazh
Poll