Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Mori ryshfet për të bërë dokumentet e pensionit qytetares, procedohet penalisht punonjësja e Sigurimeve Shoqërore në Pogradec

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Pogradecit ka filluar procedimin penal për një punonjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ajo akuzohet se i ka marrë 150 mijë leke të reja një shtetaseje, duke i bërë dokumentet e pensionit të bashkëshortit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit më datë 10.02.2022, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, filluan procedimin penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasen:

A. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi kjo shtetase me detyrë punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë shtetases M. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë




spot_img








spot_img