Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Mori rezultatin më skandaloz për PD-në”, Agron Shehaj nxjerr shifrat dhe i përgjigjet Veliajt: Kishim përballë Edi Ramën dhe pushtetin e krimit, dolëm më mirë se në 2013

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se Shehaj ka marrë në vitin 2017 rezultatin më skandaloz të PD-së në 40 vite, ndërsa e cilësoi si një “rraqe” që PD kërkon ta riciklojë në Tiranë.

Këtë deklaratë Veliaj e bëri në një takim me banorët e Njësisë nr.7 në kryeqytet, aty ku Shehaj është drejtues politik për PD-në.

Ish-deputeti ka publikuar shifrat e votave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ato të vitit 2017, ku sipas fotos së publikuar prej tij, PD ka pësuar një rritje prej 1732 votash.

Shehaj shkruan se edhe pse përballë kishte kryeministrin Rama dhe pushtetin e tij të pakufizuar të parasë dhe krimit, sërish ia dolën të merrnin një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara.

“Propaganda socialiste po zhvillon prej ditësh  fushatë mashtrimi për rezultatin e PD-së në Vlorë në vitin 2017. Ne kishim përballë Edi Ramën dhe pushtetin e tij të pakufizuar shtetëror, të parasë dhe të krimit dhe dolëm më mirë se në vitin 2013.

Në politikë mund të humbasësh, mund të fitosh—nuk është fundi i botës. Ajo që ka vlerë është nëse fiton apo humbet ndershëm. Rama, Veliaj e kompani e kanë ngritur politikën e tyre mbi mashtrimin dhe vjedhjen e njerëzve. Kurse unë kam hyrë në politikë e punoj çdo ditë ndershëm dhe për njerëzit”, shkruan Agron Shehaj.

152005236_794796431114396_6035558190147967665_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img