Hapësire reklamuese

Politikë

Mori pjesë në spotin elektoral të PS, Ndrenika i përgjigjet djalit të shokut: Sot ky ga**ci më shan nga Londra, eshtrat e Sekretarit të Parë në Gjirokastër...

Shkruar nga Newsbomb

Aktori i madh Robert Ndrenika ka reaguar kundër gjithë kritikëve që nuk e mirëpritën daljen e tij në spotin elektoral të PS.

Të shumtë kanë qenë “qejfmbetësit”, por Ndrenika është kapur dhe ironizon specifikisht një prej të shumtëve, djalin e Ali Manajt (Sekretar i Parë në Gjirokastër).

Ai thotë se ky e kritikon nga Londra ndërkohë që i ndjeri babai i tij kishte funksion të rëndësishëm partie në kohën e komunizmit.

Mesazhi i Robert Ndrenikës:

O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë !!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale…Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra…nga ore nga ?…Nga Londra !!! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky nga…ruci më shan nga Londra ! Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë !!!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll