Hapësire reklamuese

Bota

Mori peng me armë autobusin e shkollës, por i la të lirë fëmijët pasi e “bombarduan” me pyetje (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Mori peng me armë autobusin e shkollës, por i la të lirë

Një kadet amerikan akuzohet se ka marrë peng me amrë një autobus të shkollës, por i la të lirë fëmijët pasi e mërzitën duke i bërë shumë pyetje.

23-vjeçari Jovan Collazo hyri në autobusin e shkollës ditën e martë në Karolinën e Jugut, dhe nën kërcënimin e armës i kërkoi shoferit të devijonte rrugën në një qytet tjetër.

Sherifi i zonës tha në një konferencë për media se autori i kishte thënë shoferit se nuk kishte qëllim ta lëndonte, por e urdhëroi të udhëtonte me gjithë fëmijët në bord drejt një qyteti tjetër.

Por sipas dëshmisë së shoferit, pengmarrësi u bezdis, kur 18 fëmijët që ndodheshin në autobus nisën t’i bënin pyetje si “A do na lëndosh?”, “A je shoferi autobusi?”, “A je ushtar?”.

Autori u zemërua edhe më tepër nga pyetjet e fëmijëve dhe vendosi të ndalojë autobusin dhe t’i zbresë të gjithë. Ai vijoi më pas udhëtimin drejt një autostrade, ku ndaloi dhe u largua me këmbë.

Ai u arrestua pak orë më pas, ndërsa tashmë do të përballet me 19 akuza për pengmarrje, grabitje me armë dhe një sërë shkeljesh të tjera.

https://twitter.com/JasonRaven_/status/1390456436065456128

Sondazh

Poll