Mori leje por s’u kthye më në burg, arrestohet në Athinë lezhjani i dënuar me burg përjetë (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:26 14-07-2020 Mori leje por s’u kthye më në burg, arrestohet në Athinë lezhjani i dënuar me burg përjetë (EMRI-DETAJE) FotoMontazh: Agim Margegaj

43 vjeçari shqiptar Agim Margegaj ka rënë dje në prangat e Policisë greke pasi kishte thyer lejen e përkohshme për të dalë nga burgu.

Mediat vendase raportojnë se Agim Margegaj është arrestuar nga efektivët e Anti-Drogës në zonën e Artemida, Attica, zonë në periferi të Athinës. Në momentin e arrestimit, 43 vjeçarit i janë gjetur me vete:

- sasi e heroine me një peshë totale prej 5,050 kg

- 1 peshore precize elektronike

- shuma prej 1,050 euro

- pasaportë dhe identitet i origjinalitetit të dyshimtë

- 2 telefona celularë,

- revistë

- pajisje plastike presimi.

Në vendin fqinj Agim Margegaj rezulton të jetë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, tentativë për vrasje më shumë se një herë, grabitje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. 43 vjeçari kishte dalë me leje nga Qendra e Paraburgimit por nuk ishte kthyer më aty derisa u arrestua përsëri mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, në vendin tonë Agim Margegaj, nga Troshani i Lezhës është shpallur në kërkim për vrasje dhe ndaj tij gjykata ka dhënë dënim me 35 vite burg.

FOTO: Mediat greke

Screenshot_2.jpg
dsdasdad.jpg
droga5.jpg
droga21.jpg
asrqr.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010232210159302
array(1) { ["section"]=> string(108) "mori-leje-por-s-u-kthye-me-ne-burg-arrestohet-ne-athine-lezhjani-i-denuar-me-burg-perjete-emri-detaje-213777" }