Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Mori kredi si i pastrehë, kush është GJYQTARI i Kushtetueses që do kalojë në “sitën” e Vetingut (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër gjyqtar do të dalë përpara trupës gjykuese të rivlerësimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se gjyqtari i Gjykatës Kushtetueses Fatmir Hoxha do t’i nështrohet procesit të Vettingut. Kujtojmë se Hoxha nuk është emër i padëgjuar në sistemin e drejtësisë.

Një vit më parë emri i tij u lakua në media, pasi u zbulua se renditej në listën e gjyqtarëve që kanë marrë kredi si të pastrehë, duke e përfituar me interes zero.

Ndërkaq, seanca dëgjimore do të mbahet më 7 maj në orën 10:00. Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Fatmir Hoxha është anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me Vetingun pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt. Ndërsa Fatos Lulo u shkarkua pasi nuk e kaloi dot procesin e Vettingut. Vitore Tusha doli e pastër nga ky proces. Sakaq për gjyqtaren Altina Xhoxhaj ende nuk është dhënë vendimi nga KPK.

Më shumë

spot_img