Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi me anë të mashtrimit ka marrë kredi në emër të një personi tjetër.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi  J. D., 22 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili” Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.11.2020, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. Ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën ID.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J. D.

Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshem, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.

                                                                                                                                                                           

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.