Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Mori gjobë 50 milionë lekë për aktivitet politik Braimllari i LSI akuzon drejtorin e policisë: Eshtë ushtar i Rragamit dhe Rilindjes, të mos bëjë presion se do ta pësojë (DEKLARATA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Endrit Braimllari denoncon drejtorin e Policisë së Korcës Ferdinand Mara si ushtar të Rragamit dhe Niko Peleshit që me urdhra politikë po bën presion ndaj LSI dhe simpatizantëve të saj.

Deklarata e tij u bë pasi u dha lajmi se Braimllari dhe lokali në Maliq ku ai zhvilloi një aktivitet partiak u gjobitën për shkak të masave anti-covid. “Mara është I lidhur me trafiqet e drogës” thotë Braimllari. Ndërkaq, ai thotë se këtë cëshje do ta ndjekë në mënyrë ligjore duke e apeluar.

Deklarata e Braimllarit

E para jam njohur nga media për një gjobë të policisë dhe te subjekti ku zhvilluam aktivitetin , një aktivitet me masa anticovid dhe kanë qenë tavolinat nga 10 persona dhe me distancë nga njëri tjetri. Me pergjegjësi të plotë po ju them se aty janë bërë aktivitete dhe nga parti të tjera dhe s’është marrë asnjë masë. Dhe policia sot coi njoftimin në media.

Unë e kuptoj sikletin e rilindjes në qarkun e Korcës pasi LSI është në rritje të pandalshme. Të rinjtë e të rejat e qarkut të Korcës po përkrain masivisht LSI. E vetmja mënyrë është që edi rama të ushtrojë presion me lajme të tilla për të trembur simpatizantët e LSI. Po e ka gabim se ata nuk tremben nga një mostër si Edi Rama.

Ai është i trembur dhe gjobit ish-deputetit të LSI dhe gjobit gjithë lokalet ku LSI bën aktivitetet. Cfarë sikleti ka drejtori i policisë së qarkut korcë Ferdinand Mara. Ushtari i Rragamit, Mara, ka marrë përgjegjësi politike për të goditur drejtuesit e LSI. Ai të mos marrë urdhra nga Rragami dhe Niko Peleshi.

Unë do ta ndjek penalisht dhe shantazhin që ka bërë ndaj meje. Sepse ka vepruar me presione dhe në kundërshtim me ligjin. Ai është nën urdhra politikë. LSI ka mbështetjen e jashtëzakonshme të të rinjve korcare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img