Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori dyqan me qira dhe e kishte kthyer në biznes për të shitur drogë, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Shkruar nga Newsbomb

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në dyqanin me qira ushtronte shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit i riu kishte përshtatur dyqanin për përdorim dhe shitje të Cannabis Sativa dhe në momentin e arrestimin atij i janë gjetur disa doza gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike i cili përshtaste dyqanin për përdorim droge.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Kryengritja” në dyqanin e marrë me qera nga ana e 23-vjeçarit, ku ushtronte aktivitet tregëtar të pa liçensuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Po kështu, ky dyqan ishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i të ardhurave dhe tatimeve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu