Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka marrë dozën e parë të vaksinës anti- Covid-19.
Ishte vetë këmgëtarja e cila postoi një foto pas injektimit të vaksinës, ku tha se ndihet shumë mirë pas marrjes së Pfizer.
“Ndihem mirë pas marrjes së vaksinës kundër Covidit. Për ata që më pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Era Istrefi krahas fotos.
Era Istrefi është duke u përgatitur për projketet e reja muzikore që do të sjellë për publikun gjatë muajve në vijim, pasi ka pause të gjatë, kjo për shkakun e pandemisë.