Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mori 500 mijë lekë ryshfet për aksidentin me disa të plagosur, “arrest me burg” për Oficerin e Policisë Gjyqësore në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Mori 500 mijë lekë ryshfet për aksidentin me disa të

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për N/Komisar Kujtim Ozuni, 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Pas hetimeve të Prokurorisë së Elbasanit në bashkëpunim me SHÇBA-në, 52 vjeçari akuzohet për veprën penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pais ka marrë ryshfet 500 mijë lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor ku mbetën të plagosur disa persona.

Njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.