Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mori 4700 vota në tre qarqe, Murrizi: M’i kanë vjedhur! Këta janë bashkë, kanë 31 vite që ndajnë lekët me njeri-tjetrin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi ka shprehur sot në “Open”, për të disatën herë, shqetësimin e tij pas rezultatit të zgjedhjeve, i cili e nxorri atë me 4700 vota në 3 qarqe.

Murrizi tha se në 5% të fleta të pavlefshme (82 mijë fleta) ka shumë fleta që janë vota për të dhe partinë e tij. Sipas kreut të LDSH-së, partitë e mëdha PS-PD janë bashkë për 31 vite dhe ndajnë lekët së bashku.

Se pse nuk fitoi asnjë mandat, Murrizi ia “vuri fajin” buxhetit minimal, pasi tha se PS-PD-LSI kanë shpenzuar 500 mijë dollarë në rrjete sociale me sponsorizime.

Myslim Murrizi: Nuk e prisja këtë votim. Dua të them të sqaroj diçka, që unë nuk kam goditur partitë e mëdha, unë e di që këta janë bashkë, ndajnë paratë bashkë. Nuk i kam goditur, por i kam thënë shqiptarëve realitetin. Në lançimin që dëgjova “megjithëse u ndryshua sistemi zgjedhor”, dua të them që nuk u implementua kushtetuta në këtë sistem zgjedhor. Në fushatë s’kemi qenë të barabartë, kur këta ustallarë i kanë thënë Zykes (Mark Zuckerberg) 500 mijë dollarë. Unë nuk kam dhënë lekë për sponsorizime të tilla.

Eni Vasili: Ju nuk keni arritur të merrni asnjë mandat.

Myslim Murrizi: Në 5% vota të pavlefshme janë 10 mandate.

Eni Vasili: PD thotë janë të miat, PS thotë janë të miat e kështu me radhë.

Myslim Murrizi: Fakti që të gjithë thonë janë të miat i bie që ata i kanë prishur se nga e dinë që janë të vetat? Vetëm lopa e beson që votuesi pasi i vuri kryq PS t’i vëjë kryq dhe PD. Sistemi që nuk u implementua siç duhej kushtetuta, na penalizoi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img