Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Mori 1.8 mln euro kredi, Taulant Balla paralajmëron Shkëlzen Berishën: Le garanci pronat e Gërdecit, të prek kallëzimi për pastrim parash dhe korrupsion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f440930b5ce9c0a98ae164af85a7359c

Taulant Balla ka reaguar pas një artikulli të publikuar në media, se djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka marrë një kredi me vlerë 1.8 mln euro dhe ka lënë garanci pronat në Gerdec.

Balla hedh dyshime se si ka arritur t’i marrë këto lekë Shkëlzen Berisha dhe si arriti t’i përvetësojë pronat në zonën e Gërdecit. Përmes një shënimi në facebook, Balla ka publikuar edhe aktin e shit-blerjes së pasurisë së paluajtshme, me blerës z.Shkëlzen Berisha.

shit-blerje.jpg

Ai thotë se kush mendon se Berishët ia hodhën, gabojnë, pasi drejtësia do veprojë për të gjithë. Kreu i grupit parlamentar të PS paralajmëron për djalin e ish-kryeministrit një kallëzim penal për këtë skemë pastrimi parash dhe korrupsioni.

Reagimi i Taulant Ballës

Sa herë që mbi dy djemtë e Sali Berishës, Zeni dhe Luli, dalin prova të rënda të korrupsionit, ata nuk përgjigjen, duke i bërë bisht përgjegjësisë publike. Zeni ia le babait t’i dalë në mbrojtje, ndërsa Luli ia kalon kunatit. Zeni nxorri sot Saliun të merrej me një Zyrë Poste në Librazhd, ku ndahet ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

Çështja është e thjeshtë:

SHKËLZEN BERISHA KA MARRË NGA BANKA KREDI 1.8 MILIONË EURO ME KOLATERAL PRONAT E KRIMIT MAKABËR NË GËRDEC. SI U BË ZENI PRONAR I ATYRE PRONAVE MILIONËSHE?!

BASHKANGJITUR EDHE AKTI I SHIT-BLERJES.

Kush ëndërroi apo u zhgënjye se Berishët dhe Lulat ia hodhën pa u përballur me drejtësinë, e ka shumë gabim. Në ditët në vijim një kallzim i plotë për këtë skemë pastrimi parash korrupsioni.

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK të hetojnë çdo dosje korruptive

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img