Hapësire reklamuese

Bota

Morën vaksinën e AstraZeneca-s, 3 persona në Norvegji shfaqin simptoma të pazakonta

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Tre punonjës shëndetësie në Norvegji janë shtruar në spital pasi kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s, pasi kanë patur probleme shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ata kanë patur gjakderdhje, mpiksje të gjakut dhe nivel të ulët të trombocideve në gjak.

“Nuk e dimë ende nëse rastet janë të lidhura me vaksinën”, tha Sigurd Hortemo, doktor në Agjencinë Norvegjeze të Medicinës gjatë një konference për mediat.

Shumë shtete të Evropës kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të paraqitjes së këtyre simptomave tek disa pacientë.

Sondazh

Poll