Tirana
clear sky
17 ° C
17 °
17 °
45 %
3.6kmh
0 %
Mër
15 °
Enj
17 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
21 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Morën vaksinën AstraZeneca, zbulohen 30 raste të reja të mpiksjes së gjakut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Mbretërinë e Bashkuar janë indetifikuar 30 raste të reja të cilët kanë pësuar mpiksje të gjakut pasi kanë marrë  vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.

Disa vende kanë kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi autoritetet janë ende në hetim të rasteve që kanë shfaqur mpiksje gjaku pasi janë vaksinuar me këtë vaksinë.

Sidoqoftë, zyrtarët besojnë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm  të mpiksjes së gjakut.

Sipas të dhënave të publikuara  22 raste kishin pësuar trompozë e sinusit venoz cerebral, një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë e mpiksjes së gjakut në tru dhe tetë persona kishin raportuar trombocite të ulëta të gjakut nga  18.1 milion doza të dhëna.

Rregullatorët thanë se ata nuk kishin marrë raporte të tilla pas përdorimit të vaksinës BioNTech-Pfizer.

‘Deri në 24 Mars, ne kemi marrë 22 raporte të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) dhe 8 raporte të raste të personave që kishin trombocite të ulëta, nga 18.1 milion doza të administruara të vaksinës AstraZeneca. Nuk kishte raporte për vaksinën Pfizer / BioNTech,” – shkruhej në deklaratë.

Në fillim të kësaj jave zyrtarë të shëndetit në Frankfurt raportuan 31 raste të trombozës venoze të sinusit cerebral (CSVT) nga 2.7 milion njerëz të vaksinuar

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img