Hapësire reklamuese

Rajoni

Morën ryshfet, prokuroria aktakuzë kundër 23 zyrtarëve policorë në “Qafë Morinë”

Shkruar nga Newsbomb
Morën ryshfet, prokuroria aktakuzë kundër 23 zyrtarëve

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë kundër 23 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit “Qafë Morinë”.

23 zyrtarët e policisë akuzohen për shpërdorim të detyrës si dhe marrje ryshfeti.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzet e tre (23) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Morinë’’, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se e kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ e sanksionuar me nenin 421 të Kodit Penal dhe ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë’’ e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë kanë marrë ryshfet nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me rastin e kalimit në pikat kufitare ‘’Qafë Morinë’’, me ç ‘rast kanë lejuar hyrjen e personave në territorin e Kosovës, pa i verifikuar dhe pa i kontrolluar nëse i plotësojnë kushtet ligjore për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi”, - thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese