Hapësire reklamuese

Aktualitet

Morën peng të riu në makinë dhe dhunuan, Policia shpall në kërkim vëllain e Fabio Dushkut: Erdhi enkas nga Greqia

Shkruar nga Newsbomb
Morën peng të riu në makinë dhe dhunuan, Policia shpall

Daniel Dushku, një nga personat që shfaqet në videon e dhunimit të të riut Kozak Braçi, është shpallur në kërkim nga Policia. Video u bë virale në media dhe në rrjetet sociale, pasi të rinjtë kishin marrë peng në makinë Kozak Braçin dhe e qëllojnë.

Shkaku ishin ofendimet që Braçi i kishte bërë në rrjetet sociale Fabio Dushkut, një shqiptar i dënuar përjetë në Greqi për disa vepra të rënda penale.

Për t'u hakmarrë për këto ofendime, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku erdhi në Shqipëri nga Greqia, ku sëbashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Vetë i riu ka thënë në Polici se personat e tjerë i njihte vetëm në rrjetet sociale.

Familja ka dhënë dje alarmin për marrjen peng të tij dhe pas disa orësh, Kozak Braçi u gjet në zonën e Paskuqanit nga Policia dhe u shoqërua. Ai ka thënë para efektivëve se është kërcënuar dhe dhunuar në makinë, e më pas është qëlluar me shpulla kur ka dalë prej andej.

Deri tani dy nga katër personat që morën peng Kozak Braçin dhe e dhunuan, janë identifikuar nga Policia. Njëri është vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, i cili është shpallur në kërkim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.