Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Morën peng fierakun në Londër dhe kërkonin 400 mijë paund, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar, mes tyre një grua

Shkruar nga Newsbomb
Morën peng fierakun në Londër dhe kërkonin 400 mijë

Gjashtë  shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari në Angli.

Sipas "Top Channel" mësohet se shumica e të arrestuarëve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë. Për pengmarrjen e të riut nga Fieri akuzohen këta persona: Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27  vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Ata pritet që më 28 tetor të dalin përpara gjykatës së krimeve Harroë Croën Court, ndërkohë mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan.

Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital pasi ka dëmtime të shumta trupore si pasojë e dhuës së ushtruar ndaj tij gjatë kohës kur ishte peng.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll