Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit e operacionit “Pengmarrja”, dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj.
Ata akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar disa ditë më parë 39-vjeçarin Gentian Omeri. Bëhet me dije se tre prej të arrestuarve janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njëri në burgun e Kavajës. Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim Alfred Ndoj.
Kujtojmë se disa ditë më parë shtetasi Gentian Omeri është mbajtur me forcë nga këta persona në automjet dhe më pas e kanë goditur me sende të forta, duke e lënë të plagosur në mes të rrugës.