
Tre persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhënuar një 19-vjeçar në Gjirokastër.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Kristo Xhelili 25 vjeç, Mustafa Muhametaj 41 vjeç dhe një 15-vjeçar, për veprat penale penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “ Dëmtime të tjera me dashje”.
Personat në fjalë e kanë marrë 19-vjeçarin me forcë në një automjet dhe e kanë dhunuar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
“I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas. Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.