Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Morën peng 30-vjeçarin për borxhe droge në Angli, mbeten në burg 3 autorët e ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Morën peng 30-vjeçarin për borxhe droge në Angli, mbeten

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën ‘’arrest me burg’’ për tre shtetasit Iljaz Kotarja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tre autorëve të rrëmbimit të Blerim Hankut u arrestuan teksa po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet ku kishin marrë peng 30-vjeçarin.

Pengamarrja u bë për shkak të disa klonflikteve që kishin për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Blerim Hanku u mor dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga shtetasit Iljaz Kotarja 27 vjeç, banues në Paskuqan, Geri Cani, 26 vjeç dhe Jurgen Delia 29 vjeç, me banim në Durrës.

Të tre këta shtetas e kërcënuan që të kthente shumën prej 6 mijë paund që kishte borxh kur Hanku dhe Iljaz Kotarja ndodheshin në burg në Angli.

Iljaz Kotarja pretendon se ia borxhin ia kishte detyrim për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim.

Historia e drogës në Angli dhe pengmarrja në Durrës

Sipas Policisë britanike, Blerim Hanku rezulton se është arrestuar një vit më parë në shtetin britanik dhe është dënuar me tre vite e shtatë muaj burg për akuza që lidhen me furnizimin dhe shitjen e drogës, kryesisht kokainë të klasit të lartë.

Kur oficerët kanë shkuar në shtëpinë e tij, kanë gjetur pako “me pluhur të bardhë” të cilat më vonë kanë rezultuar se ishin kokainë e klasit A. Policia sekuestroi kokainë me vlerë më shumë se 3,670 paund dhe më 24 Qershor 2022, Blerim Hanku është dënuar me burg.

Është e paqartë sesi ky shtetas ka dalë nga qelia dhe ka ardhur në Durrës, ku është marrë peng nga shoku i qelisë dhe dy shtetas të tjerë.

Megjithatë, ajo që dihet është se 30 vjeçari kishte dalë garant te pengmarrësi i tij Iljaz Kotorja, për një sasi droge që i është dhënë një personi të tretë. Kur ky i fundit nuk ka paguar paratë për lëndën narkotike, Iljaz Kotorja i ka kërkuar paratë garantuesit Blerim Hanku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese