Hapësire reklamuese

Politikë

"Morën para për të rrëzuar qeverinë , Rama hedh akuza: S'është vetëm PD që është financuar nga Rusia ka dhe parti tjetër

Shkruar nga Newsbomb
"Morën para për të rrëzuar qeverinë , Rama hedh

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për media ka sulmuar Partinë Demokratike duke thënë se është financuar nga para ruse për të rrëzuar qeverinë.

Ai madje ka hedhur edhe akuza duke thënë se nuk është vetëm PD që është financuar nga para ruse, por sipas tij ka edhe të tjerë, por nuk përmendi emra partish duke thënë se fjalët e tioj gjithmonë dalin.

Kreu i qeverisë ndër të tjera ka folur edhe për Portin e Durrësit duke thënë se do jetë investimi më i madh i huaj dhe se do ta transformojë totalisht qytetin e Durrësit.

“Nuk kam qenë asnjëherë dakord dhe skam për të qene dakord me shenjën e barazisë. Natyrisht që ju mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë të dëshironoi. Ka pasur akuza ju për ata dhe ata për ju…nuk besoj se është vështirësi e madhe të bëhet dallimi mes komentit të një fakti dhe akuzave pa fakte, janë të ndryshme. PD është financuar me para ruse, gjys milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë socialiste është një fakt i dokumentuar për fat të keq. Një fakt i zbuluar nga media në SHBA nga media ndërkombëtare, i përqeshur gjerësisht nga shumëkush këtu përfshi edhe median kombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i Shërbimit sekret amerikan CIA.

Ndërkohë akuza me serbë e me... nuk e di cfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh, një tërbim nongratash e spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon dhe që do të jetë krenari kombëtare sepse do të transformojë njëherë e përgjithmonë dhe do të cojë në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri. Do të rrisë vlerën e pasurive të patundshme të familjeve në gjithë zonën e Durrësit, do të rrisë vlerën dhe cmimet e të gjithë hotelerisë në gjithë zonën e Durrësit. Do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për Durrësin e Tiranën. Do të krijojë një zinxhir ekonomik vlere për mijëra e mijera fermerë që prodhojnë ushqime që do të duhet të konsumohen në atë qytet të ri që ndërtohet etj etj etj. Dhe të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Por e kemi bërë zgjedhjen.

Ne jemi në anën e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Për këtë arsye nuk lë rast pa lartësuar emrin e Shqipërisë kurdohere që flas në gjuhë të huaj, ndërkohë të tjerët nongratat e turpërojnë atë. Është shumë e thjeshtë dhe nuk ka asgjë për të ardhur keq sesa kur pasqyrat mediatike reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri për të thënë të vërtetën. Se unë mund tju akuzoj ju të gjithëve për bashkëpunëtorë me djallin por kjo mbetet një akuzë në hava nëse nuk ka asnjë fakt për këtë. Ky është civilizimi që ne i përkasim që në kohën e Romës kur është vendosur kjo linjë. Media e politika shqiptare i infektuar dembabaden nga një virus i shpallur nongrata që nga lëvizjet studentore si një spiun komunist i presidentit komunist dhe shqiptarët i ushqen me dokrra e dëngla. Është barra e atij që akuzon të provojë akuzën. Eshtë e thjeshtë. Ndërkohë që PD është financuar nga paratë ruse dhe ky është fakt i dokumentuar më shumë se dy burime. Se dy burime duhet të jenë bibla dhe kurani juaj. Për më tepër pastaj është habi e madhe sesi një fakt tjetër rrënqethës ku në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Putinit, një rus real me emer e mbiemër e titull. Dhe një muaj më pas i është ngulur thika në palcë UCK nga PD. Se që rusët paguajnë duhet të kesh dhënë njëherë provë njëherë. Nuk mund të paguajnë kot. S’mund të derdhin kot gjys milioni dollarë për të financuar një parti politike.

Pse duhet tia jepnin PD ato para dhe jo një partie tjetër. Megjithëse nuk është e vetmja parti që ka lidhje ruse. Fjalët e mia gjithmonë dalin. Sepse unë nuk hedh fall. Por kur flas di shumë mirë se cfarë them. Pse? Ia bëni këtë pyetje vetes apo nuk ka rëndësi? Apo do merreni me fantazma serbe? Apo nuk është turp? Mirë dakord në këtë corbën e brendshme se merr vesh i pari të dytin dhe të gjithë kanë gjetur rehat me shenjën e barazisë. Cfarë sharje është ti thuash tjetrit që është pa atdhe? Sepse dikush që paguhet me para të huaja është pa atdhe. Nëse je i zoti rrëzoje vetë, mos merr para nga një fuqi që stë do të mirën. Cfarë sharje ëhstë kjo? Je pa din e pa iman. Të ngresh një cadër këtu dhe të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj je i pafe. Nëse feja e shqiptarit është shqiptaria, je i pafe. Cfarë lidhje ka me sharjet? Gjuha, etika…kështu të jemi të qartë deri në fund kjo është linja ndarëse sot, me atdheun apo pa atdhe” tha Rama ndër ëtë tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll