Hapësire reklamuese

Aktualitet

Morën para për operacionin e Elmidin Dylit të plagosur nga masakra e Velipojës, Gjykata e Apelit lë në burg dy mjekët e QSUT dhe inferimeren

Shkruar nga Newsbomb
Morën para për operacionin e Elmidin Dylit të plagosur nga

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në burg dy mjekët QSUT dhe infermieren që dyshohen për veprën penale korrupsion.

Ne burg ka kanë mbetur Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermierja nga Shkodra Diellë Macaj. Avokatët e personave në fjalë kënë kërkuar një masë më të lehtë, kërkesë e cila nuk është pranuar nga prokuroria.

Prokurorja e apelit Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë.

Kujtojmë që dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Tiranës, pasi akuzohen se kanë marrë para nga Fatbardh Dyli, për të operuar djalin e tij, Elmidin Dylin, i cili mbeti i plagosur nga maskara e velipojës, ku u vranë 4 persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo e cila gjatë një bisede telefonike i ka thënë infermieres Macaj se do t’i çojë dhuratë 500 mijë lek të të vjetëra doktorit, por pa përmendur emrin cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll