Hapësire reklamuese

Bota

Morën organe nga i njëjti dhurues, diagnostikohen me kancer 4 persona

Shkruar nga Newsbomb

4 pacientë të cilët kishin marrë organe nga i njëjti donator janë diagnostikuar me kancer.

Pacientët zbuluan kancerin vite pasi kishin kryer transplantimin.

Dhuruesi, një 53 vjeçar i organeve, nuk ishte i sëmurë, si pasojë kanceri nuk ishte zbuluar kur iu morën veshkat, mushkëritë, mëlçia dhe zemra.

3 prej marrësve vdiqën pasi kanceri ishte përhapur nga vendi i origjinës në zona të reja në trup.

Ndërsa pacienti i katërt mbijetoi pas një sërë trajtimesh. Mjekët i hoqën veshkën e djathtë të  dhuruar si dhe ndalimin e ilaçeve që merrte.

Frederike Bemelman profesoreshë e nefrologjisë në Universitetitn e Amsterdamit në të njëjtën kohë dhe autore e raportit theksoi se ky është një rast mjaft i rrallë. Ajo gjithashtu tha se kur kanceri vjen nga donatori është mjaft e rëndësishme që organi i dhuruar të hiqet.

"Kjo i lejon pacientit të ndalojë marrjen e ilaçeve imunosupresuese dhe sistemi imunitar mund të rikthehet dhe të luftojë kundër qelizave tumorale,"-tha ajo.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.