Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Morën dozën e parë të AstraZeneca, 11 mësues në Durrës shfaqin komplikacine, Bino: Temperatura e lehtë është normale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3a81645738ca7843ca56a901aee8bc06

11 mësues të stafit pedagogjik të shkollës “Jusuf Puka” dhe “Kushtrimi i Lirisë” në qytetin e Durrësit, kanë shfaqur komplikacione pas marrjes së dozës së parë të vaksinës AstraZeneca.

Jonida Matohiti, drejtore e Drejtorisë Arsimore të Durrësit ka konfrmuar lajmin dhe është shprehur se mësuesit do të qëndrojnë një javë në shtëpi derisa të marrin plotësisht veten nga injektimi i vaksinës.

Ndërkohë, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino, u shpreh sot nga Shkodra se pas marrjes së vaksinës është normale që pacientët të kalojnë temperaturë të lehtë, madje edhe ajo vetë kishte patur temperaturë pas marrjes së vaksinës Pfizer.

”Mund të kenë pak temperaturë. Edhe unë kam pasur temperaturë pas Pfizer, por jo të gjithë. Me një paracetamol, nuk kanë asnjë problem. Ne kemi një survejancë të mirë që edhe temperaturën, edhe reaksionet e lehta anësore i evidentojmë, kështu që jemi në kujdes. Por nuk kemi parë asgjë dhe nuk ka pasur asnjë problem në vendin tonë”, u shpreh Bino nga Shkodra.

Më shumë

spot_img
spot_img