Hapësire reklamuese

Rajoni

Morën 1.4 milionë euro me anë të mashtrimeve, arrestohen 6 persona në Greqi, mes tyre një 26-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Morën 1.4 milionë euro me anë të mashtrimeve, arrestohen 6

Shtatë persona, 6 romë grek dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se me anë të mashtrimit kanë fituar para të shumta.

Mediat greke bëjnë me dije se personat në fjalë kishin kryer 231 mashtrime elektronike në të gjithë vendin që nga nëntori i vitit 2020 dhe kishin përfituar më shumë se 1,400,000 euro.

Në pranga kanë rënë: 25-vjeçari Panagiotis Moschos nga Nafplio, 20-vjeçari Vassilios Moschos nga Argos, 38-vjeçari Christos Karagounis nga Nafplio, 40-vjeçari Georgios Magga nga Peleta Arcadia, 25-vjeçari Ilia Metellari, nga Shqipëria, 26-vjeçari Thepanistrolis M dhe 51-vjeçari Michael Karagiannis nga Sparta.

Organizata kriminale u "zbërthye"pas një hetimi shumë mujor nga Sigurimi i Igumenicës dhe u identifikuan detajet e gjithë bërthamës së saj.

Policia ka sekuestruar nga autorët në fjalë pesë makina, një makinë kamion, një motoçikletë, tre televizorë, gjashtë laptopë dhe tableta, një armë gjahu, një pistoletë, katër karta bankare, 25 celularë, 14 pako me parapagesë, tre karta SIM dhe 3180 euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu