Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Morëm pagën e fundit sipas paktit”, Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve: Nëse rafineria nuk nis punë, metali i fundit do të shitet nga ne

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj ka dhënë një deklaratë për shtyp. Ai është shprehur se kjo ishte paga e fundit që marrin nga nga pakti prej 12 pagash mujore, marëveshje e cila u arrit nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar.

Marrëveshje e cila u arrit pas protestës disa ditore. Dautaj shkruan se kanë çuar në SPAK dhe prokurorinë e Fierit si dhe ish drejtues të sindikatës, për tallje me gjyqin , nga 2016 deri më sot.

Dautaj pohon se nëse rafineria nuk nis punë, metali i fundit do të shitet nga ata.

“Kolegë Naftetarë, kjo ishte dhe paga e fundit nga pakti prej 12 pagash mujore, marëveshje e cila u arrit nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar . Ne pak muaj që u krijua, edhe pse jashte rafinerisë, pa pasur asnje kontratë me pronar, apo shtet, u arritën disa fitore.  U kaluan 9 muaj sig. per vitin 2019,  u morën me grevë urie 3 pagat ne shkurt 2020,  morëm pagën e luftës ne prill 2020, dhe pas greves 45 ditore, nga burrat, dhe gratë naftëtare,  1 një vit pagë, 400 mij, plus sig.                                           Kjo sindikatë  përdori cdo lloj forme proteste, pa ndarë dhe urat e komunikimit, me cdo lloj institucioni pergjegjës për problemet tona , si asnje sindikatë tjetër më parë. Por hallet e naftëtarëve nuk mbyllen këtu. Kemi cuar në SPAK, dhe prokutori fier,  ish drejtues të sindikatës, për tallje me gjyqin , nga 20916 deri më sot. Pa u zgjatur më shumë, edhe pse kam shumë për të thëne te ju naftëtarët, kolegë, dhe ish kolege, sot ne pension, ato paga nuk kemi pse ja falim , kujt?

Ndaj mendoj dhe po veproj, që nëse nuk fillon punë rafineria, metali i fundit do të shitet po nga naftëtarët, pasi është gjaku dhe mundi juaj ndër vite.   Të gjithë të bashkuar  fitojmë.

   Respekt për të gjithë brezat e Naftëtarëve,” tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img