Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

‘Morëm më të keqen e Komunizmit dhe po shpikim më të keqen e Demokracisë’, Bujar Kapexhiu flet para protestuesve: Mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu ka folur para protestuesve në tubimin e organizuar nga Presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

albsig

spring

Kapexhiu ka thënë se tubimi i sotëm nuk ka ngjyra partiake, por bëhet vetëm për të mbrojtur Kushtetutën.

AI thotë se vendi jonë ‘ka marrë më të keqen nga komunizmi dhe po shpik më të keqen e demokracisë’, ndërsa mallkon edhe ata që shpikën 1 milion shuplakat, duke iu referuar shprehjes së Kryeministrit Rama kur fitoi mandatin e parë qeverisës.

Pjesë nga fjala e Bujar Kapexhiut:

“Jemi mbledhur sot këtu për dy veprime , për dy ide , për mbrojtjen e ligjit, të vertëtës , moralit.
S’kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie, por jam ndjerë edhe demokrat apo socialist, vetëm në ato çaste dhe veprimi për të mirën e Shqipërisë, në interes të atdhëut tim.
Në këto çaste jam me të gjithë ju që jeni në mbrojtje të ligjit e të Kushtetutës.
Jam kundër atyre që tentojnë ta prekin dhe shkelin ligjin temelar, për interesa të nje grupi të caktuar.
Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpikim më të keqen e demokracisë.
Kam zgjedhur që Shqipëria të jetë kështu, kam ngrënë 1 milionë shuplaka që vendi im të jetë kështu.
Pse duhet të themi shuplaka për humbësit dhe nuk themi puthje për fituesit.
Mallkuar qofshin ata që shpikën shuplakat.
Të gjithë ne që jemi në shesh jetojmë me një grumbull gërmadhash gënjeshtrash të mëdha.
Jemi vend demokratik çalaman. Jemi një vend njëpartiak.
Iu bëj thirrje intelektualëve të mbrojmë Kushtetutën.
Kam një ëndërr, ëndrrën ku njerëzit nuk iu japin shuplakë njëri tjetrit kur zgjedhin të ardhmen e vendit të tyre.
Të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë të gjithë sëbashku, për veten, për Kushtetutën, për Shqipërinë.

LIVE:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img