Hapësire reklamuese

Aktualitet

“More paratë e aferave të Gërdecit dhe i çove në Qipro”, ja si përgjigjet Shkëlzen Berisha

Shkruar nga Newsbomb

Shkëlzen Berisha nuk i është përgjigjur akuzave të shkrimtarit amerikan Guy Lawson, se ka qenë i përfshirë në aferat e Gërdecit dhe paratë e përfituara i ka fshehur në paraisa fiskale si Qipro.

Këtë akuzë ia ka përsëritur në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetari Ylli Rakipi, por djali i ish kryeministrit, akuzon shrkrimtarin Laëson si “të njëanshëm”.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Autori thotë se ju jeni përfshirë dhe paratë që keni marrë kanë përfunduar në Qipro...

Berisha: Unë nuk e kam dëgjuar këtë histori, por Lawson e di shumë mirë që historia e Gërdecit nuk ka asnjë lidhje me historinë e AEY. Këto dy histori s’kanë lidhje, demontimi dhe shitja e fishekëve janë dy histori që s’kanë lidhje me njëra tjetrën.

Biseda mes Diverolit dhe Trebickës ka dalë për herë të parë në media te Nju Jork Times. Unë kam bërë një deklaratë në atë kohë. Unë e kam takuar zotin Trebicka, është e vetmja pikë kontakti imja në këtë histori. Në momentin kur NYT ka bërë këtë njoftim unë kam bërë një deklaratë publike me shpresën se investigimet do tregojnë që unë nuk kam lidhje me këtë histori.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.