Hapësire reklamuese

Aktualitet

Monologu i fortë i Gjergj Lucës: 70% e politikanëve të majtë e të djathtë janë të korruptuar! Gjejnë gjuhën edhe me djallin për të shtuar pasuritë

Shkruar nga Newsbomb
Monologu i fortë i Gjergj Lucës: 70% e politikanëve të

Sipërmarrësi Gjergj Luca thotë se pjesa më e madhe e politikanëve në Ballkan janë të korruptuar. Janë një pjesë e vogël e tyre, thekson ai, që duan të bëhen lider dhe ata përfshijnë politikanët që thonë të vërtetën përmes punës së tyre.

"60% për mos me ekzagjeru 70%, janë të korruptuar nga të gjitha anët. Të majtë, të djathtë, lart, poshtë. Janë njerëzit që gjejnë gjuhën me djallin për të shtu pasuritë e veta, ata që janë në pushtet, për të shtu pasuritë e veta ata që duan të vijnë në pushtet", u shpreh sipërmarrësi.

I ftuar në emisionin "PolitikON", Gjergj Luca bëri një monolog të shkurtër politikën në vendet tona, në Ballkanin Perëndimor. Ai u ndal dhe te nisma e Ballkanit të Hapur, për të cilën tha se ajo është një nismë që do shpëtojë ekonomitë e vendeve.

"Njerëzit që nuk marrin pjesë në këtë nismë (Ballkani i Hapur) që është një nismë për të shpëtu të gjithë ekonominë e Ballkanit, për mua janë njerëz demagogë që duan të sundojnë politikisht mbi plagët e njerëzve, nga hallet dhe sikletet e ndryshme të Ballkanit që kanë pas", vijoi ai.

Monologu i plotë i sipërmarrësit Gjergj Luca:

Unë mendoj që në pjesën e Ballkanit politikanët janë ndarë në tre grupe kryesore dhe janë të gjithë njësoj. 60% për mos me ekzagjeru 70%, janë të korruptuar nga të gjitha anët. Të majtë, të djathtë, lart, poshtë. Janë njerëzit që gjejnë gjuhën me djallin për të shtu pasuritë e veta, ata që janë në pushtet, për të shtu pasuritë e veta ata që duan të vijnë në pushtet.

Pjesa tjetër nuk i intereson fare as ekonomia dhe as vendi, po i intereson të peshkojë nëpër ujëra të turbullta. Një pjesë tjetër, nja 20% nëpër partitë politike të Ballkanit, janë njerëz që s'dinë ça janë. Kanë marrë kanë vënë gurin te partia si te radha e qumështit, presin momentin me ec përpara për të kapë ndonjë pozicion, pastaj do shikohet nga do marrin.

Një 10% ose 15% janë njerëz që partitë kanë bërë një tentativë, për mua shumë të mirë, që kanë marrë njerëz nga shoqëria civile, specialist, si puna e profesorit (i drejtohet Ardian Civicit), që më vjen keq që nuk e shoh këtë burrë në qeveri për ekonominë. Ata njerëz janë apolitikë dhe janë më të saktët në gjithë administratën e Ballkanit, por përballë kanë administratën, që për mua lë shumë për të dëshiruar se është e shkatërruar nga korrupsioni.

Tani dalim te ajo përqindja e vogël e politikanëve që duan të bëhen lider. Janë të ndarë për mua në dy pozicione, një pozicion i politikanëve që thonë të vërtetën nëpërmjet punës dhe puna e tyre është ekonomia. Një grupim tjetër është i politikanëve që duan të komandojnë duke pasur si motiv bazë demagogjinë. Njerëzit që na dëgjojnë le t'i përkthejnë fjalët e mia.

Njerëzit që nuk marrin pjesë në këtë nismë (Ballkani i Hapur) që është një nismë për të shpëtu të gjithë ekonominë e Ballkanit, për mua janë njerëz demagogë që duan të sundojnë politikisht mbi plagët e njerëzve, nga hallet dhe sikletet e ndryshme të Ballkanit që kanë pas. Për mua këta njerëz nuk kanë për t'u bo asnjëherë lider, nëse nuk kuptojnë që historia e luftës është mbyll në ish-Jugosllavi.

Sot, është historia e ekonomisë. Kush fiton betejën me ekonominë është lideri i popullit të vetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll