Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Monitoronin lëvizjet e Policisë, "Shqiponjat" çmontojnë kamerat e vendosura nga grupet kriminale në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Shkodrës ka nisur një operacion të padëgjuar në rrugët e kryeqendrës së veriut, për të çmontuar kamerat e sigurisë. Mësohet se ato janë vendosur nga grupet kriminale për të monitoruar ndër të tjera dhe lëvizjet e Policisë së Shtetit.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit.

Tetë (8) prej tyre ishin të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

[gallery ids="663085,663086,663087"]

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente, në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Mbrojtja e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.

Njoftimi i plotë - Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informaconit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Mbrojtja e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll