Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Shkruar nga Newsbomb

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili, sot në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me votim të hapur është zgjedhur kryetare Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është e para femër në krye të një partie të madhe. Ajo është bashkëshortja e themeluesit të partisë, Ilir Meta, sot president i zgjedhur i Shqipërisë.

Gjatë fjalimit të saj pas zgjedhjes si kryetare e LSI, Monika Kryemadhi ka premtuar se partia e saj do të jetë për herë të parë opozita e vërtetë e Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese