Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Monika Kryemadhi zbulon kush është PASARDHËSJA e Ramës në PS (Tregon çfarë do bëjë nëse humb zgjedhjet)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar sot në emisionin “Të paekspozuarit” se cila është pasardhësja e Edi Ramës në partinë rozë, pasi shprehet e bindur se në 25 prill ai i humb zgjedhjet.

Kryemadhi tha se drejtimin e PS pasi të humbë Rama do e marrë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, Manastirliu është e vetmja që do bëjë se çfarë thotë Rama pas 25 prillit, pas siç tha ajo, “ai do i kërkojë që t’i mbrojë kokën”.

Pyetje: Nëse humb Rama, cili është pasardhësi i tij?

Kryemadhi: Ogerta Manastirliu.

Çani: E kishte direkt përgjigjen.

Rakipi: Po pse Ogerta?

Kryemadhi: Po pse çfarë mendoni ju, pse gjithë ajo reklamë e vaksinave?

Rakipi: Po thonin që mund të marrë PS-në Ogerta Manastirliu?

Kryemadhi: A kemi një orë që flasim për vaksinat dhe faturat e shtrenjta? A kanë portalet gjithë këtë kohë që flasin për burrin që kishte 70 ditë në morg? A bënë sondazh mediat për atë që ndodhi dhe çfarë mendojnë për mënyrën se si është menaxhuar pandemia nga ministrja?

Rakipi: Po pse Ogerta?

Kryemadhi: Ogerta sepse është pa përkrahje politike brenda partisë socialiste dhe është e vetmja që mund të bëjë çfarë thotë Rama. Janë shumë të lidhur politikisht.

Pyetje: Çfarë do bëni nëse humbni zgjedhjet?

Kryemadhi: Nëse humb zgjedhjet unë iki mos kini merak do iki, por po fitova ju çfarë do bëni? Me këtë merruni. Do fitoj dhe pse? Ta them unë.

Rakipi: Do bëhesh ministre e brendshme?

Kryemadhi: Prit të dali rezultati. Unë s’kam humbur asnjëherë, unë Ramën do ta mund me votat e shqiptarëve.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img