Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Monika Kryemadhi: Unë s’jam si Edi Rama, por më e mirë se ai. Jam sulmuar si gruaja e Metës (Flet për dështimin me fëmijët)

spot_img

Lajme të ngjashëm

269b860af3aa287165b1ef52486b172d

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se të gjithë sulmet politike dhe publike ndaj saj kanë ardhur ngaqë ka qenë bashkëshortja e Ilir Metës.

E ftuar në “Real Story”, Kryemadhi tha se politikanët nuk duhet të futen të gjithë në një “trastë”. Unë jam më e mirë se Rama tha Monika Kryemadhi, ndërsa tha se është sulmuar ngaqë është bashkëshortja e Metës.

“Unë s’jam si Edi Rama, jam me e mirë se Edi Rama. Kam kontribuar më shumë se Edi Rama. Jam sulmuar si gruaja e Ilir Metës se ai ka 21 vite në politikë. Por askush ska folur për pasurinë e Ramës, për të gjitha dhe koncesionet që ai ka dhënë”, tha Kryemadhi.

Më herët, gjatë bisedës në studio Kryemadhi tha se ka dështuar që i ka dërguar fëmijët për t’i shkolluar jashtë vendit, sepse sipas saj duhet që ata të studionin në Shqipëri.

“Ju të gjithë e dini që fëmijët e mi studiojnë jashtë. Unë sot kam bërë një bilanc, kam kuptuar që kam dështuar që i kam cuar jashtë. Unë duhet t’i mbaja fëmijët të studionin këtu, të pagueshin sa paguhen këtu”, shtoi kryetarja e LSI.

Më shumë

spot_img