Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Monika Kryemadhi takon zyrtarët e OSBE: LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së, Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së-së George Tsereteli si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella. Kryetarja e LSI-së shoqërohej nga Kryetari I Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili si dhe deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.

Gjatë takimit, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nënvizoi se LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore. “Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës dhe krijimin e kësaj qeverie, e cila po I bën shqiptarët të ikin nga Shqipëria për shkak të varfërisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi dhe trafiqet”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo theksoi gjithashtu se Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Kryetarja e LSI-së nënvizoi rolin shumë të madh që OSBE mund dhe duhet të luajë për Reformën Zgjedhore, për të adresuar fenomenet kritike të zgjedhjeve të fundit, por edhe për të reflektuar rekomandimet e mëparshme të OSBE-ODIHR-it.

Më shumë

spot_img