Hapësire reklamuese

Politikë

Monika Kryemadhi sulmon shoqërinë civile: Lekët e drogës e blenë përfundimisht

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sulmon shoqërinë civile dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas Kryemadhit, shoqëria civile është blerë përfundimisht me ligj nga Rama.

“Çdo përpjekje agonike është thjesht një akt i pavlerë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe përballjes me të vërtetën e hidhur të inkriminimit në çdo segment të qeverisë Rama” shprehet Kryemadhi.

Reagimi i plotë i MONIKA KRYEMADHIT:

LEKËT E DROGËS BLEJNË PËRFUNDIMISHT ME LIGJ SHOQËRINË CIVILE!

Dje kryetrafikanti që drejton qeverinë bleu me një ligj të posaçëm shoqërinë civile.

Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për "Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti".

Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me "sukses" të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.