Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Monika Kryemadhi “shuplakë” të fortë Ramës: Shumë gjëra të opozitës qëndrojnë. Zbulon arsyen pse ishte kundër koalicionit me PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me situatën aktuale politike dhe zbulon arsyen pse ka qenë kundër koalicionit me Ramën.

Gjatë një interviste me gazetarin Berat Buzhala, Kryemadhi ka “goditur” sërish kundër kryeministrit Edi Rama duke e shprehur hapur arsyen se pse ka qenë kundër koalicionit me të.

“Do më tërheqin veshin në kryesi për këto që do them. U tentua disa herë nga Presidenti t’i ulë në tryezë PS dhe PD por nuk rezultoi gjë. Unë mendoj se duhen krijuar disa rregulla për të gjithë. Problemi është tek të metat e kodit zgjedhor sepse njëra palë është e varur nga tjetra.

Shumë gjëra të opozitës qëndrojnë por asgjë nuk zgjidhet me ultimatum. PD me PS po tërheqin një litarin njëra në një anë dhe tjetra në anën tjetër dhe vetëm po e zvarrisin”.

 Ndërsa është pyetur për deklaratën e Ramës se “ka punësuar 2300 mijë veta” Kryemadhi e mohon tërësisht një fakt të tillë.

“Absolutisht nuk ka punësuar 2300 mijë veta, sepse nuk janë hapur 2300 vende madje janë mbyllur”, shprehet Kryemadhi.

Më tej shtoi se nuk ka qenë dakort për koalicionin mes PS-LSI për shkak të qëndrimit të Ramës. “Unë nuk kam qenë dakort për koalicionin me Ramën sepse kam menduar se Rama nuk do jetë besnik ndaj Metës sepse gjithmonë kam qenë skeptike përsa i përket qëndrimeve të Edi Ramës.  

Koalicion parazgjedhor nuk do ketë mes PS dhe LSI. Aktualisht nuk mundemi sepse nuk na e lejon kodi zgjedhor. Unë personalisht jam kundër koalicioneve. Jam që të gjitha partitë të kandidojnë me lista të hapura”, tha Kryemadhi. 

Më shumë

spot_img