Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Monika Kryemadhi shuan zërat për përçarje: I jam mirënjohëse Ramës për punën e bërë; U bën thirrje socialistëve të votojnë LSI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar sot me elektoratin e forcës politike që ajo drejton në Vlorë. Kryemadhi shprehu mirënjohje dhe falenderoi Luan Ramën për punën e bërë në Vlorë, duke shuar zërat për përçarje.

“Vlorën e kanë parë si një trofe, por e kanë shfrytëzuar për politikë, për t’u pasuruar, për t’a grabitur, për ta manipuluar, por kurrë nuk i kanë dhënë Vlorës atë që i takon, sepse sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për familjen e saj ndaj unë ju ftoj të votoni numrin 6 sepse ata do të jenë përfaqësuesit tuaj. E tha dhe pak më parë Luani, i jam shumë mirënjohëse Luanit që ka ardhur për të ringritur punën”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Më tej, kryetarja e LSI u bëri thirrje socialistëve të votonin LSI.

“Do të doja të ftoja socialistët e ndershëm që në këto 8 vite e grabitën me pushtetin e tyre, por tani ata kanë mundësi të votojnë numrin 6, vetveten e tyre. Do t’u bëja thirrje djemve dhe vajzave të Vlorës që të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre. Vlora ka nevojë për figura të reja, sot Vlora ka nevojë për gjakun e saj për t’u ringritur në histori dhe për të ringritur vlerat e saj, të cilat po humbasin çdo ditë.  Ndaj ju ftoj të votoni LSI, sepse duke votuar numrin 6 keni votuar për të ardhmen e familjeve tuaja”, u shpreh Monika Kryemadhi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img