Hapësire reklamuese

Aktualitet

Monika Kryemadhi pranon problemet me shëndetin: Kam kryer një operacion të vështirë… (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Pas lajmeve të ndryshme që qarkulluan mbrëmjen e djeshme në media se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ishte pjesë e protestës së shtatë të opozitës për shkak të një operacioni të kryer, ka reaguar vetë Kryemadhi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo pranon se ka kryer një operacion të vështirë shtatë ditë më parë dhe se tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Kryemadhit, ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryente pas insistimit të mjekëve.

Kryemadhi ka falenderuar njëkohësisht dhe mjeken, e cila ka bërë të mundur kryerjen e këtij operacion.

Fjalët e Kryemadhit:

Përshëndetje të gjithëve!

Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë.

Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe të dashurit tuaj!

Sot është dita e shtatë, pas një operacioni të vështirë që kam kryer. Ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryeja pas insistimit të mjekëve. Sot mora edhe konfirmimin e tyre që rreziku që kisha është tejkaluar, operacioni ka mbaruar me sukses.

Këtë problem mjekësor doja ta përballoja vetë, pa shqetësuar askënd tjetër. Doja, që kjo betejë e imja të mos interferonte aspak, në luftën që shqiptarët po zhvillojnë këto muaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri të drejtë, që në themelin e saj ka votën e lirë dhe jo votimin monist. Për një Shqipëri me taksa të ulta. Për një Shqipëri ku gjithkush të ketë mundësi për punë dhe të jenë të mirëpaguar. Për një Shqipëri ku të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Për një Shqipëri ku të gjithë meritojnë një shërbim shëndetësor dinjitoz. Për një Shqipëri, ku çdo i ri të ketë mundësi të shkollohet, pa tarifa diskriminuese dhe të mos detyrohet të braktisë mësimet për pa mundësi financiare.

Për një Shqipëri, ku çdo qytetar i saj ta ndjejë veten në shtëpinë e tij.

Mes këtyre rreshtave desha të falenderoj një shoqen time mjeke, e cila bëri të mundur kryerjen e këtij operacioni. Ajo ka shumë vite që jeton, punon dhe shërben si mjeke dhe profesoreshë në Itali. Shumë nga miqtë edhe “armiqtë” e mi e njohin shumë mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu