Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pranon humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe thotë se djegia e madnateve dhe mosfutja në zgjedhjet lokale të 2019, i dha pushtetin Edi Ramës.
Kryemadhi pranoi humbjen dhe i kërkoi falje Ilir Metës që nuk e dëgjuan për djegien e mandateve dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale të 2019, pasi sipas saj, kjo i dha pushtet Edi Ramës.
“Patëm një strategji të gabuar duke filluar nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale, që i dha në dorë pushtetin Edi Ramës. Kjo gjë dhe koha, dhe ky rezultat, tregoi që shqetësimi i Presidneti ishte i drejtë për situatën ku ne ndodhemi sot, prandaj dua që në emër të LSI dhe timin personal, t’i kërkojë falje për këtë veprim dhe qëndrim.
LSI dhe qytetarët ishin përballë këtyre zgjedhjeve, përballë një pabesie të madhe, që e vuri Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm. I dha frymë bandave dhe krimit. I dha mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët. Ne mbetemi të palëkundur në gjithë këtë proces. Jo vetëm që nuk do tërhiqemi, po do e vazhdojmë këtë betejë dhe më tutje”, tha Kryemadhi nga selia e LSI.
Më tej, Kryemadhi në mënyrë ironike ka falenderuar oligrakët dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, për atë që ajo i quajti “vota për PS dhe sondazhet e sakta”. Kryetarja e LSI falenderoi 107 mijë votuesit e LSI.