Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi për sekuestrimet e SPAK: Asnjë pronë e imja, por të inceneratorit!

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi për sekuestrimet e SPAK: Asnjë pronë e imja, por

Politikania e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë duke prezantuar gjetjet dhe "investigimin" që ajo ka kryer privatisht për atë që cilësohet afera e inceneratorit të Tiranës.

Megjithatë, gazetarët e kanë pyetur ish-kryetaren e LSI edhe për lajmet që u raportuan javën e kaluar në media, se SPAK kishte sekuestruar disa prona të saj dhe familjarëve.

"Sot ne jemi për inceneratorët. Asnjë pronë, as e imja dhe as e familjarëve të mi nuk është e sekuestruar. Çdo gjë tjetër që dëgjoni ka lidhje me inceneratorët, ka lidhje vetëm me inceneratorët", është shprehur Monika Kryemadhi.

Duke qenë se gazetarët insistuan përsëri për lajmet e skuestrimeve të Prokurorisë së Posaçme, deputetja e Partisë së Lirisë theksoi se vendimet kishin lidhje vetëm me kallëzimet që ajo ka bërë, për aferën e inceneratorit të Tiranës.

"Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Edhe kundërshtimi i sekuestros ka lidhje me kallëzimet e mia, vetëm për inceneratorët. Ju e dini, Monika Kryemadhi nuk ka asgjë për të fshehur.

Nuk ka për t'ju munguar asnjëherë informacioni për mua. Por sot jemi për të folur për inceneratorët. Lojën politike dhe strategjinë e përdorur teknikisht për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë që e mësojmë gjatë rrugës", përmbylli Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese