Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Monika Kryemadhi për “21 Janarin”: Po rikthehet për konsum mediatik, për të zhvendosur vëmendjen nga afera e inceneratorëve

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur për rikthimin e çështjes së “21 Janarit” në vëmendjen e mediave, pas publikimit të një materiali nga Artan Hoxha, ky pretendohet se shfaqet komunikimi me radio i ish komandatit të Gardë që urdhëron vartësit të bëhen gati për zjarr.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se çdo çështje që mbetet e paqartë duhet hetuar, por shtoi se riaktivizimin e kësaj çështje e sheh si “konsum mediatik” me qëllimin që të heqë vëmendjen nga afera e inceneratorëve, të cilën ajo e ka denoncuar vazhdimisht.

“Për mua, çdo çështje që është e paqartë duhet të hetohet. Pavarësisht se mendoj, se çështja e hedhur sot për konsum, është largimi i vëmendjes nga inceneratorët. Është për konsum mediatik. Sponsori kryesor i kësaj është Edi Rama.

Mos harrojmë rastin e arrestimit të ish drejtorit të FBI që e lidh me çështjen e financimeve ruse. Ka lidhje dhe me pagesa të bëra nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.

Më shumë