Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi nxjerr DOKUMENTET: Po bëj gati padinë për SPAK, për inceneratorin e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi nxjerr DOKUMENTET: Po bëj gati padinë për SPAK,

Kryetarja e LSI është duke dhënë një konferencë për mediat me gazetarët, ku po tregon disa dokumente dhe të dhëna që sipas saj, faktojnë vjedhjet me inceneratorin e Tiranës. Monika Kryemadhi paralajmëroi se do bëjë një shtesë padie në SPAK.

“Të gjitha këto dokumente ne do t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Frutat janë shkëmbyer në inerte, ushqimet, vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 milionë dollarë ujë i pijshëm, 6-7 milionë dollarë fruta ekzotike", tha kryetarja e LSI.

Sipas saj, SPAK do të informohet për rastet flagrante kur kryeministrin Rama dhe qeveria e tij "janë kapur me presh në dorë", sepse në inceneratorin e Tiranës janë bërë vetëm disa vaska betoni dhe nuk ka asnjë investim tjetër.

"Ky është rasti më flagrant, ku kryeministri dhe qeveria janë kapur me presh në dorë. Shihni videon e bërë dje nga inceneratori i Tiranës, ku janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe. Ajo që të bën përshtypje është se aty nuk ka asnjë lloj investimi, që e kemi dëgjuar nga kryeministri.

Janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve. Duke marrë në detaje të gjitha kompanitë, kemi kuptuar që evazioni i këtyre kompanive në total është 189 milionë dollarë”, u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese