Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Monika Kryemadhi nuk i ndahet INCENERATORËVE: Në Tiranë po na vjedhin, dorëzova në SPAK provat për landfillin e Sharrës, gënjeu Rama e Veliaj

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka lënë pas dy orësh ambientet e SPAK ku dhe dorëzoi prova të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi besimplotë u shpreh se “droni i së vërtetës” ka vendosur në lëvizje drejtësinë dhe se hetimet po zbardhin detaje të reja çdo ditë e më shumë.

Ndër të tjera, Kryemadhi tha se në vijim do dorëzojë në SPAK dhe dokumente të reja lidhur me landfillin e Sharrës.

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës për të parqitur provat e reja dhe për të vendosur dhe një herë e ripërsëritur aktpadinë, kallëzimin penal që kam dorëzuar në 4 mars 2021.

Gjërat tashmë po zbardhen çdo ditë e më shumë më e pakta që duhet bërë është ndalimi i pagesave sa i përket inceneratorit të Tiranës.

Duke pasur parasysh që çdo ditë paguhen 29 euro për ton. Ajo që dua unë të theksoj është edhe pse është vendosur për marrjen e bonusit 8 pikëshit për kompaninë ofshore të integretit që nuk do të kishte mbështetje buxhetore, por ka mbështetje financiare atë që e quajme pagesa të disponibilitetit.

Në rastin që kishim pse kur kemi pagesa që bëhen me mbështetje buxhetore nuk kemi pse të fillojmë që ditën e parë pagesën me 29 euro për ton, ndërkohë kompania ka marrë përsipër investimin 128 milionë eiro.

Nga ana tjetër shtova, do vazhdoj të dorëzoj dokumente të tjera për rihapjen e vendepozitimit të vjetër të Sharrës, pra skena e krimit, ku të gjithë shqiptarët e njohin si vendi ku ka vdekur Ardit Gjoklaj, duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve duke u mbështetur në standartet e BE. Në fillim nëntori ajo është rihapur përsëri duke depozituar mbetjet.

Plus gënjeshtrën që është bërë në Komisionin Hetimor, qoftë nga kryeministri Edi Rama apo qoftë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në rastin që aty mbetjet diferencohen, përpunohen, riciklohen edhe digjen. Ndërsa, në rastin tim unë kam kërkuar vetëm diferencim, riciklim, i cili ëprsëri nuk ndodh, por vetëm groposet.

Duke pasur parasysh edhe landfillin e ri ai që është ndërtuar në tetor të 2021 dhe ndërkohë që në korrik të 2022 kjo gropë e cila duhet të ishte mbushur për 30 vjet është mbushur për 9 muaj. Atë që ne shohim dhe ccfarë kemi parë, atë që ka bërë droni i së vërtetës, ka filluar të vendosë në lëvizje.

Momentet e fundit janë duke ardhur dhe shpresoj që drejtësia të triumfojë, as për median as për politikën, por për shqiptarët që çdo ditë po paguajnë nga xhepat e tyre për një kompani për mbetjet”, tha Kryemadhi.

 

 

 

Më shumë