Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Monika Kryemadhi mesazh për 30 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA: Ishte garanci se komunizmi nuk do kthehej kurrë më

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kujon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryemadhi shkruan se kjo ishte garancia më madhe se komunizmi nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim. Shqiptarët, në Shqipëri dhe Kosovës i janë përjetë mirënjohës SHBA, shkruan ajo.

“Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, para 30 vitesh, ishte garancia më madhe dhe jetike se komunizmi nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim. Edhe sot pas 30 vitesh, SHBA janë në krah të demokracisë në Shqipëri ashtu siç kanë qënë në krah të saj edhe për anëtarësimin ne NATO dhe Integrimin Europian.

Çdo shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë do të jetë mirënjohës për jetë, SHBA-ve për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm për çlirimin dhe pavarësimin e saj. Aleanca jonë strategjike me SHBA është themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohen demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhme të prosperuar ekonomike”, shkruan Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img