Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Monika Kryemadhi: Me marrëveshjen që arritëm sot, Edi Rama nuk do ketë mundësinë të dalë as i katërti në zgjedhje

spot_img

Lajme të ngjashëm

89b8e2366c7e1a967e5086e0fdddcb77

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për të dalë i pari në zgjedhje.

Sipas saj, kryeministri Rama nuk do të ketë mundësinë të dalë as i katrërti në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa shtoi se garuan në dy lista të ndara për t’u dhënë mundësi më shumë të rinjve dhe të rejave për t’u përfaqësuar.

“Sa më shumë të rinj dhe të reja të përfshihen për të qenë në listat e PD dhe LSI-së, e cila ka identitetin e saj, është më mirë për të gjithë. Ne kemi rakorduar strategjinë e zgjedhjeve për të përmbysur sektin e rilindjes.

Maksimizimi i rezultatit është qëllimi kryesor ku shqipatrët të përfshihen sa më shumë. Ne mendojmë se në PD dhe LSI ka shumë djem dhe vajza që mund të bashkohen, por nëse bashkoheshin listat, do të mbeteshin jashtë shumë kandidatë. Ne po garojmë për t’u dhënë mundësi njerëzve të ndidhen si në shtëpinë e tyre.  

Kjo marrëveshje i heq të drejtën Ramës të dalë i pari. Jo më i pari, por tashmë nuk do dalë as i katërti. Ky koalicion ka të bëjë me hartimin e programeve politike të dy partive. Jemi koalicion, jemi të gjitha bashkë, nga e majta deri te e djathta”, tha Kryemadhi.

Më shumë

spot_img